Na sqaro padinë ndaj FSHF-së? Çfarë kërkon kallëzimi?
Veliaj: Ajo që kërkohet është një transparencë, cila është lista e delegatëve? Nuk janë botuar fare listat. Shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas. S’jam racist ndaj Shijakut. Duhet të vijë nga Tirana, jo nga Shijaku e nga Maliqi.

Nuk është vepër penale kjo, nuk është kallëzim penal ky. Cili është dëmi i shkaktuar?
Veliaj: Dëmi i shkaktuar është një manipulim i zgjedhjeve kur ti nuk boton listën e zgjedhjeve. Më thoni një parti që shkon në zgjedhje verbazi.

Ju thoni vjedhje dhe shpërdorim…
Veliaj: Ajo është tjetër do të shkojë në SPAK. Flas për prokurorinë e Tiranës në lidhje me këtë proces, shumë shpejt do vendosim në veprim edhe SPAK-un.

Nuk ka nën juridiksion Federatën…
Veliaj: Ka nën juridiksion strukturën ndaj krimit të organizuar, dhe ka vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin.

/Priza.al/