Veliaj i rindërtoi shkollën që ia shkatërroi tërmeti, Çiljeta ‘braktis’ Berishën, duartroket kryebashkiakun

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është e njohur për raportin  e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha. Vite më parë ajo u kthye në “imazh” të Partisë Demokratike pasi shoqëronte Berishën në fushatë.

Por sot, që mbahet protesta e thirrur nga Berisha, Çiljeta ka vendosur të publikojë një video të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj duke e duartokitur për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Rikujtojmë se, këngëtarja ka studiuar në këtë gjimnaz, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe u rindërtua nga e para nga Bashkia e Tiranës me më shumë klasa dhe kushte moderne.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *