Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatin e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se:
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj