Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shprehur se mes 999 mëkateve të Sali Berishës ka diçka për të cilën është dakord me ish-kryeministrin.
Ai tha për “Now me Erla Mëhillin” se një vendim i Berishës, për kalimin me ligj të metrit katror të një faqe pallati, ishte i duhuri dhe vazhdon të ngelet njësoj.
“E kaloi me ligj metrin katror të një faqe pallati dhe e kaloi përpara se të ikte nga pushteti. Shkuan të gjithë reklamuesit dhe të gjithë këta që merren me këtë median outdoor, e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe Sali Berisha ka bërë 999 mëkate, disa dhe të pashlyeshme, por një gjë e ka bërë mirë,” – u shpreh Veliaj.