Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në SHBA ka folur për situatën politike në vend.
Rama në ‘Opinion’ është pyetur nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të rikandidojë sërish në zgjedhjet lokale.
Rama tha se kjo do të vendoset nga të gjithë, ku theksoi se nuk sheh asnjë arsye se përse Veliaj të mos jetë sërish kandidat.
Pyetje: A do të jetë Erjon Veliaj kandidat për kryetar Bashkie i Tiranës?
Rama: Këtë do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, nuk shoh asnjë arsye pse nuk duhet të jetë.