Parku i Liqenit të Farkës do të marrë një pamje të re, pasi do të shtohet një pistë vrapimi dhe korsi biçikletash.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili së fundmi ka publikuar fotot nga kantieri ku po kryhen punimet.
“Kantieri i liqenit të Farkës ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave”, ka shkruar Veliaj.