Veliaj: Në SHBA shkova për të promovuar Shqipërinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me vizitën e tij në SHBA.

I ftuar në ‘Log’, Veliaj tha se në SHBA shkoi për të promovuar vendin, ku theksoi se nuk ishte aty për të bërë politikë.

“Unë nuk shkova të bëj fushatë, të shaj Saliun, Metën apo gjithë fundërrinat e tranzicionit. Vendit tonë i duhen miq të mëdhenj. Shqipërisë i bën mirë. Por po të kisha shkuar të kisha bërë politikë, kush është “non grata” dhe kush është “sigurims”, kjo është bajate. Për të promovuar Shqipërinë dhe Tiranën unë gjithë ditën me këtë punë merrem. Kemi folur për faktin që interesa dhe në fakt është ngritur prej disa prej tyre, kishin shqetësim për financimet ruse dhe sulmet e Iranit. Lul Basha është një kalë i ngordhur politikisht. Unë këta njerëz i luftoj kur janë të fortë. Ka një shqetësim për sulmet kibernetike nga Irani”, tha ai.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *