Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marë pjesë në përurimin e dy shkollave në Kodër Kamëz, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”.
Veliaj në ‘Facebook’ shkruan se në këto shkolla do të ofrohen të treja ciklet e arsimit.
Postimi i plotë:
Sot përurojmë dy super shkolla në Koder Kamëz, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy” ?- pjesë e një kampusi arsimor, që ia transformon imazhin kësaj zone të Tiranës.
Këtu ofrohen të treja ciklet, parashkollori, 9-vjeçarja dhe gjimnazi?, me kushte moderne dhe hapësira të bollshme për nxënësit?. BASHKË?!