Kryetari i Bashkisë së Tiranës është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ditën e sotme do të mbahet seanca e parë lidhur me padinë e tij kundër kreut të ‘Rithemelimit’ Sali Berisha.
Berisha akuzoi Veliajn se “ka bërë udhëtime sekrete në Iran dhe se janë shqetësuar vendet partnere”. Veliaj i ka konsideruar këto akuza si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur Berishën me akuzën për shpifje.
“Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran” – është shprehur Berisha.