Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me Kampionatin Evropian të Taekwondo’s U21.
Veliaj në ‘Facebook’ shkruan se Tirana e ka kaluar provën për organizimin e aktiviteteve masive sportive, ku thekson se vitin tjetër qyteti të shpallet Kryeqyteti Evropian i Sportit.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur që mirëpritëm në Tiranë Kampionatin Evropian të Taekwondo’s U21?. Më vjen mirë që qyteti ynë e ka kaluar provën për organizimin e aktiviteteve masive sportive?dhe jemi gati për më shumë, nëse vitin tjetër shpallemi Kryeqyteti Evropian i Sportit?.