Veliaj për takimet në Uashington: Vendi ynë ka peshë të madhe në politikën globale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik dhe mbështetjen e SHBA-së ndaj vendit tonë.

Veliaj tha se gjatë vizitës në Uashington u theksua shumë se vendi ynë ka peshë të madhe në politikën globale.

Sakaq shtoi se SHBA ka mbështetur Shqipërinë në lidhje me sulmin kibernetik dhe se së shpejti do të ketë gjëra akoma më konkrete.

“Në disa çështje të rëndësishme globale Shqipëria ka pasur një rol shumë më të madh sesa madhësia e saj. Pra mund të themi se i ngjan një boksieri me peshë të vogël por që ‘ka grushtuar’ me shumë dinjitet në një peshë më të madhe të politikës globale. Takimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe refreni për Shqipërinë ka qenë shumë i mirë nga të dyja palët. Lajm i mirë është që gjërat janë rikuperuar. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi për këto sulme edhe në të ardhmen. Ajo që pashë në SHBA është se ka një vullnet për të qenë sa më pranë Shqipërisë. Do të kemi ndihma konkrete edhe në të ardhmen jo shumë të largët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *