Veliaj pret në takim ish-kryeministrin italian: Shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur një takim ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema.

Veliaj shkruan në Twitter, se ka shkëmbyer me D’Alema ide të mira bashkëpunimi për të ardhmen e përbashkët evropiane

“Shumë i nderuar të prisja në Tiranë, ish-Kryeministrin italian Massimo D’Alema! Gjatë bisedës shkëmbyem ide të mira bashkëpunimi për ardhmen e përbashkët evropiane”, thekson Veliaj.

Masimo D’Alema (1949) ka mbajtur pozita të larta si në Itali dhe në arenën ndërkombëtare, ku një nga pozitat ka qenë dhe ajo e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Italisë (Kryeministër) nga viti 1998 deri 2000, si kryetar i koalicionit të qendrës së majtë, dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga 2006 deri 2008.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *