Veliaj prezanton projektin, ja si do të duket kompleksi sportiv “Dajti”

Kompleksi sportiv “Dajti” në kryeqytet do të rehabilitohet.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet e projektit se si do të duket ky kompleks pas investimit që do të nisë shumë shpejt nga bashkia e Tiranës.

“Kompleksi Dajti është te njësia 7, shumë pranë Universitetit të Sporteve, një hapësirë për të cilën u tha jo po do e bëjnë pallat, jo po do shkojë në Paskuqan. Janë muhabetet e tallagjarëve që nuk na i kursen asnjë prej këtyre projekteve. Ne vendosim rehabilitimin e atyre terreneve dhe i japim atij komuniteti një fushë të standardeve evropiane”, theksoi Veliaj.

Veliaj u shpreh se do të rregullohet tribuna dhe dhomat e zhveshjeve.

“Kur doli histeria nga këto portalet “Jeta osh qejf, jeta është gallatë”, thanë ‘jo po do i marrin, jo i nxorën bizneset’. Ato biznese ishin futur nën shkallë si te stadiumi “Qemal Stafa”, duke shitur materiale ndërtimi, duke ndërruar vaj makinash. Duam t’ía kthejmë komunitetit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se “sot nuk kemi më një bashki të vobektë, por një bashki që do të investojë ta kthejë në funksionin e saj primar, që është sporti, dhe na shkon për faktin se Tirana është Qyteti Evropian i Sportit 2023”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *