Veliaj prin garën për Tiranën, mbi 100 mijë qytetarë i besojnë votën

Numërimi i kutive të votimit, për zgjedhjet e 14 majit në kryeqytet po vijon ende. Aktualisht kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, po kryeson garën, me 105891 vota.

I dyti në radhë është kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi me 67710 vota. Ndërsa i treti në radhë është Arlind Qori me 9237 vota.

Aktualisht, janë numëruar 638 qendra votimi nga 941 në total.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *