Veliaj: Sharja e vendit është kthyer në një sport banal, që nuk prodhon as vota dhe klikime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në ceremoninë ku 16 shtetasve të huaj morën nënshtetësinë shqiptare, ka deklaruar se sharja e vendit është kthyer në një sport banal, i cili nuk prodhon as vota dhe klikime.

Gjithashtu ai thekso se pavarësisht se vendet e tjera janë në krizë, asnjë nuk e shan vendin e vet.

“Më vjen keq për ata që merren me politikë në media, që e kanë kthyer në sport sharjen e vendit. Një sport banal që nuk i hyn në punë askujt, një sport që nuk prodhon as vota dhe klikime. Nuk e di pse është kthyer në sport kjo.

Secili që punon në një biznes, ti je i pari që duhet të flasësh mirë, dhe nëse ky produkt është ky shtet, ky flamur, kjo kombësi, ky qytet, patjetër që do ketë debate, por jo për ditë, pasi vendi është në një periudhë të vështirë.

Kur shoh që sot do të bëhen shtetas tonë qytetarë nga Palestina, Indonezia, apo Venezuela, e cila po kalon një periudhë të vështirë, por asnjë vendas nuk e shan vendin e vet. Siria po kalon një periudhë të vështirë, po asnjë nuk e shan vendin e vet. Nuk ndodh pasi njerëzit thonë që vendi ynë është shtëpia jone dhe kur e bëjnë vende qe janë në  konflikt, ne që jemi në paqe, s’duhet ta bëjmë”, tha Veliaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *