Veliaj takim me banorët e Njësisë 8: Kemi ndërhyrë në 146 rrugë, shkolla dhe biblioteka

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Njësisë 8 në kryeqytet. Ai ka bërë një bilanc të të gjitha investimeve të kryera në këtë njësi. Krahas transformimit të ‘Rrugës së Dibrës’, Veliaj shtoi se në total janë 146 rrugë të mirëmbajtura e të rikonstruktuara, 80 rrugë ku është vendosur ndriçimi dhe 30 të tilla të pajisura me sinjalistikë për herë të parë.

Lidhur me insitucionet arsimore të ndërtuara ai u shpreh: “Një nga shkollat më të bukura që kemi ndërtuar është kjo shkollë ku jemi, shkolla ‘Servete Maçi’. Është një shkollë e jashtëzakonshme, ndaj edhe dua shumë që ta promovoj dhe aktivitetet i bëjmë gjithmonë këtu”

Velij theksoi se në pallatin e projektuar nga Maks Velo ndodhet Shtëpia Muze Kadare dhe Shtëpia Muze Dritëro Agolli. Ai përmendi gjjithashtu dhe investimet në terrene të reja sportive, lidhur kjo dhe me faktin se Tirana e nis vitin e ardhshëm si Qyteti Europian i Sportit.

“Biblioteka ‘Hamit Beqja’ është një ndër bibliotekat më të frekuentuara. Sigurisht, në mëngjes janë pensionistët që shkojnë e lexojnë gazetat, gjatë ditës janë kryesisht fëmijët që vijnë për lexime jashtëshkollore dhe pasdite janë të rinjtë.” – u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj shtoi gjithashtu se në Njësinë 8 kanë përfunduar dy kopshte dhe një çerdhe e re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *