Veliaj tregon kohën kur nisin punimet për Teatrin e ri dhe thumbon Kryemadhin: Nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një intervistë televizive, foli për herë të parë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, teksa tha se do të hapet gara për 60 ditë, dhe se punimet do të fillojnë në vjeshtë.

Gjithashtu ai foli edhe për rindërtimin në Kombinat dhe tek “5 maji”, teksa tha se punimet janë shtyrë për shkak të dyfishimit të materialeve të ndërtimit dhe gjyqeve që janë hapur. Po ashtu ai e thumboi Kryemadhin, kur tha se nëse ata i duan njerëzit, duhet të ndajnë vilat e tyre.

Intervista e Veliajt:

Pyetje: Puna për teatrin kur nis?

Veliaj: Do të hapim një garë që zgjat 60 ditë, gjatë verës, dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë ndërtimin, që do të zgjasë dy vjet.

Pyetje: Rindërtimi në Kombinat, te “5 Maji”, ku jemi tani?

Veliaj: Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhornimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson cmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *