Veliaj uron 8 marsin: Faleminderit, falë jush ky qytet është më i bukur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë 8 marsin të gjithë vajzave dhe grave duke publikuar foto nga stafi i Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i falënderon vajzat dhe gratë për kontributin e dhënë në Tiranë.

“Gëzuar 8 Marsin për gjitha nënat, gratë dhe vajzat nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Policisë Bashkiake!

FALEMINDERIT për kontributin e dhënë për Tiranën! Me ju dhe falë jush ky qytet është më i bukur”, shkruan Veliaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *