Velipojë/ Zbulohen detaje të reja, flet mjekja: Të lënduarit djegie në 90% të trupit! I afërmi: I gjeta në pishinë

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rendë e ndodhur sot në Velipojë, ku rrjedhja e 7 bombolave të gazit ka provokuar një shpërthim në një hotel, ku si pasojë kanë marrë djegie të shumta nëna dhe 3 fëmijët e saj.

Mjekja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se nëna dhe tre fëmijët e saj kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur mjekja.

Ndërkohë, një mik i familjes Gjoka ka treguar ngjarjen e rëndë, duke thënë se pasi kishte dëgjuar shpërthimin, kishte shkuar menjëherë te hoteli, ku kishte parë se katër familjarët e plagosur kishin hyrë në pishinë.

“Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine. Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji”, është shprehur Zef Zefi.

/Burimi videove Ballkanweb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *