Vëllai akuzon rëndë motrën: E nxore nga burgu dhe më le mua në koma, ti ishe…

 

Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare” në Tv Klan në këtë ditë feste. Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit.

Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.
Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e komës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rënduar.

Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga burgu, sikur rregulluan atë e më shkatërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.

Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.

Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.

Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!

Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.

Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?

Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.

Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?

Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga burgu e të më lërë në koma mua.

Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.

Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!

Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.

Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.

Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.

Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vdekje ti s’ke bërë gabim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *