Veton Golaj, 30 vjeçari nga Gjakova është krahasuar shpesh me Luiz Ejllin e “Big Brother Vip” për shkak të ngjashmërive trupore.
Ai ka të njëjtën ngjyrë sysh si Luizi, flokët biond e madje ka edhe të njëjtin tatuazh në gisht si Luizi. Vetoni është në një lidhje prej disa kohësh dhe e dashura është 10 vite më e vogël, e njëjta diferencë moshe që ka Luizi me Kiarën.
Madje, prej kohësh aktori i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”, ku imiton Luizin.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ‘vëllai binjak’ i këngëtarit, ka folur në lidhje me takimin e parë të Kiarës me të.
Ai tha se Kiara ishte shumë pozitive dhe se e mirëpriti kur e takoi.
“Takimi jonë ka qenë shumë i shkurtër. Shpresoj që gjatë kësaj fundjave të kemi kohë të takohemi dhe me kohën, të shohim dhe planet tona. Unë besoj se është një dashuri shumë e sinqertë. I uroj që të jenë të lumtur dhe gjatë së bashku. Kiarën e kam takuar edhe para finales dhe pritja e saj ka qenë shumë e ngrohtë. U befasua nga ngjashmëria ime me Luizin dhe kaluam shumë mire”, u shpreh aktori.