Vëllai i 30-vjeçares që ndërroi jetë te “Koço Gliozheni” thyen xhamin e maternitetit, zbulohet shkaku i vdekjes

Familjarët e 30-vjeçares me inicialet M.V e kanë patur të vështirë të pranojnë lajmin se e afërmja e tyre ndërroi jetë 4 ditë pasi solli në jetë një fëmijë. Mësohet se vëllai i saj ka shkuar i tensionuar në ambientet e maternitetit “Koço Gliozheni” dhe ka thyer një nga xhamat e godinës.

Gjithashtu mësohet se paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja solli në jetë foshnjen ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva Çullhaj ndërroi jetë disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *