Vëllai i Adem Jasharit-deputetëve: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, mori pjesë në seancën plenare solemne në 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ftoi spektrin politik që të jetë më i bashkuar. Jashari u bëri thirrje deputetëve të ndahen një herë e përgjithmonë nga Serbia.

“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku njëri me tjetrin. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu. Ju uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit dhe të shtetit. Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *