Ildi Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë duke lënë pas shumë dhimbje dhe trishtim për familjarët dhe miqtë e tij.
Vëllai i tij Redion Pajtoni në rrjetin e tij social ka bërë një dedikim për ikjen e tij të parakohshëm.
Ai shprehet se ikja e Ildit u ka lënë dhimbje të madhe dhe nuk do të lodhet duke folur me të edhe pse ai do të jetë një engjëll i parajsës.
“Çdo sprovë që vjën nga Allahu e pranojmë. Ikja e Ildit, vëllait tim na ka lënë nëj dhimbje shumë të madhe. Kur shikoj lart nga qielli është i pafund, ashtu si dhe dashuria ime për ty. Vëllai im të tregoj oër kohën që është plot më rreze dielli, siç shpirti jotë ishte.
Do vij çdo ditë të të takoj, do të ndaj çdo gjë me ty. Nuk do të lodhem kurrë duke fol me ty, edhe pse ti nuk do më përgjigjesh më, ëngjëlli më i bukur i parajsës.
Ti ishe shumë i mirë për këtë botë. Vendose të na lësh gjithë botën ma ke përmbys. Do të jepja gjithçka që të kisha përseri herkuli i vëllait me zemër te thyer dhe trishtim në shpirt. Pusho i qetë dhe me fal që nuk munda të bëj asgjë për ty,” shkruan vëllai i Ildi Pajtonit.