Vëllai i shqiptares që i dha fund jetës pas tradhtisë së burrit: Kjo çështje nuk mbyllet me kaq!

Vëllai i Bardha Palit që i dha fund jetës dy ditë më parë në Greqi, akuzon bashkëshortin e saj për aktin e rëndë. Vëllai pranon se motra e tij kishte probleme me bashkëshortin dhe prej disa muajsh nuk jetonin bashkë.

“Djali më tha që ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në një shtëpi. Kishin grindje për punë xhelozie. Në Facebook, ajo ka lënë amanet që Ilirin mos ta pranojmë në shtëpi, në Durrës.

I ka lënë amanet djalit që Iliri mos të fusë nuse tjetër në shtëpi. Motra ime e çoi deri në këtë gjendje se i vinte zor të ndahej, se kjo nuk nuk ka ndodhur në fisin tonë. Kishte 33 vite martesë. Iliri mund ta ketë shtyrë motrën time, kjo çështje nuk mbyllet me kaq”, tha ai për TCH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *