Ndonëse nga shumë njerëz portretizohen si ‘vëllezërit moskokçarës’, për të cilët muajt e fundit doli në dritë edhe një sherr, Romeo dhe Donaldi kanë treguar se janë shumë të ndjeshëm.
Gjatë kohës që Donaldi ishte në “Big Brother VIP” nxori në pak se ishte shumë tip emocional duke u përlotur shpesh gjatë surprizave të ndryshme që i bëheshin, e jo vetëm. E ashtu si ai edhe Romeo, që jo pak herë u shfaq me lot në sy për të vëllain.
E duket se puntata e sotme dhe e fundit e këtij sezoni e “Më lër të flas” ka rezervuar shumë emocione për ta. Kur Donaldi ishte pjesë e ‘Big Brother’ Romeo e surprizoi me një letër të ndjerë. Sot ka qenë Donaldi ai që e ka surprizuar me një letër krah një klipi me fotot dhe videot e tyre më të bukura.
“Gjysma ime, e di që zërin e kam njësoj si ty. Kemi ardhur në jetë bashkë dhe vazhdojmë të jemi të pandarë sepse vetëm bashkë jemi të plotë. Kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin, ndoshta ti ke qenë aty më shumë për mua. Që kur ishim të vegjël ti ishe ai që më mbroje, që më falje çdo gabim dhe më dhuroje çdo gjë që ishte e jotja. Nëse do mundeshe e di që je i gatshëm të më dhurosh edhe shpirtin.
Më kujtohet kur ishim të vegjël, ndoshta nuk kishim as veshje e lodra sa do donim, por kishim ëndrra që do të rriteshim dhe ato ëndrra do t’i bënim realitet. Ti gjithmonë i ke marrë iniciativat i pari, ke qenë ai që hidheshi i pari në çdo vështirësi sepse nuk doje të na përfshije edhe ne. na doje çdo të mirë. Nuk ke menduar asnjëherë për vete, nuk ke dashur asgjë për vete.
Kemi 27 vite jetë dhe ti je i vetmi që ke bërë çdo gjë për mua.ke qenë gjithmonë aty për mua në çdo lot, vuajte apo vështirësi që kam kaluar. Më ke dhënë forcë dhe mbështetje ndaj sot jam unë që dua të bëj diçka për ty. Nuk është shumë në krahasim me gjërat dhe sakrificat që ti ke bërë për mua. Por dua të them përmes këtij klipi se do jem gjithmonë aty për ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm.”-thoshte Donaldi në klipin e tij që i përloti të dy.
Pak javë më parë teksa kishin të ftuar Agron Llakajn që e konsiderojnë si ‘babin e dytë’, dy vëllezërit nuk i mbajtën dot lotët. “Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.” – u shpreh Donaldi asokohe, teksa Romeo shtoi: “Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapsinor.”