Dy vëllezër votuan sot për herë të parë të parë në Lushnjë, në gjimnazin “18 Tetori”. Në një prononcim ata treguan se kanë ardhur të votojnë me ‘mik’. Madje, vëllezërit nuk ishin të informuar me rregullat e procesit të votimit, pasi qëndruan së bashku më dhomën e fshehtë. Indiferentë ndaj kësaj shkeljeje u treguan komisionerët e qendrës së votimit.
Pjesë nga biseda:
Gjimnazisti: Po, për herë të parë.
Sa e rëndësishme është për ju vota?
Gjimnazisti: Nuk është aspak kemi ardhur me mik, nuk është se na intereson shumë.
Ju shkuat të dy në kutinë e votimit për të votuar së bashku, e di që nuk lejohet?
Nuk lejohen dy persona, vota është e fshehtë.
Gjimnazisti: Nuk ka lidhje ka ne jemi vëllezër./TCH