Linjat e transportit Tiranës së Re dhe Vorës janë më të populluarat por gjithashtu edhe më problematiket në kryeqytet.
Udhëtarët herë pas here janë bërë dëshmitar të rrahjeve masive nga personat që e shfrytëzojnë këtë linjë. Vetëm pak ditë më parë një i moshuar u godit pse donte të mbronte nipin e tij 7 vjeçar që e zuri dera e urbanit. Grindja agravoj deri në dhunë verbale nga vëllezërit Resmi dhe Miri Nika kundrejt të moshuarit, video bëri xhiron e rrjetit.
Sipas burimeve të Priza.al nga Policia e Shtetit bëhet me dije se deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim por po kryen verifikimet përkatëse nga instancat.
Illyridium Media Group si pushtet i katërt, denoncon publikisht këtë akt vandal dhe kërkon më tepër përgjegjshmëri nga Policia e për ti thënë stop dhunës ndaj qytetarit.
Si ka mundësi që eksponent të tillë lejohen të kenë në duar licencë të një linje kaq të shtrirë në kryeqytet siç është Tirana e Re. Bashkia e Tiranës duhet të ri shoh kontrata me këto aktivitet që operojnë në treg duke përdorur ligjet e xhunglës. Autobuzat dhe stafi që punon në këto linja duhet të ketë etik dhe mos të cenoi qytetarin apo kompanitë e tjera nëpërmjet konkurrencës së pa drejtë pasi në këto kushte rregullatori është shteti i cili ndërhyn duke mos lejuar eksponent të tillë të vazhdojnë të posedojnë licensa urbani.
Kjo linja përshkon Astirin në Laprakën, Zogun e zi, rrugën e Burgut, Stacionin e Trenit, Qendrën, Bankën e Shqipërisë, Piramidën, Kuvendin, Librin Universitar, Sheshin Ëillson, Postën Shqiptare, Komunën e Parisit etj.
Por, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës së vëllezërve Nika ndaj qytetarëve apo ndaj rivalëve të tyre.
Priza.al ka denoncuar rastin e dhunës së këtyre personave me precedentë penalë, bashkëpronarë të linjës së urbaneve të Tiranës së Re dhe pronarë të linjës së urbaneve të Vorës të cilët e kanë kthyer transportin publik në ‘fole’ dhune.
Si munden eksponent të rrezikshëm për shoqërin të menaxhojnë një linjë urbanësh kaq të populluar nga qytetarët dhe a duhet të kenë frikë këta të fundit që të udhëtojnë me Tiranën e Re?
Kush i jep siguri njerëzve që Mirit apo Resmit nuk do përsërit aktet e dhunshme? Dikur bënin rolin e kontrollorit, sot janë bërë bashkëpronarë, nga burojnë gjithë këto para vallë?
Mësohet se vëllezërit Nika i paguajnë një shumë të konsiderueshme parash vjetore Fatos Vrapit ku ky i fundit është pronari ‘i vjetër’ i kësaj linje urbanësh.
Bëmat e vëllezërve Nika nuk kanë të sosur, ku më poshtë po rendisim disa prej tyre:
Burime për Priza.al kanë njoftuar se para 1 viti konkretisht në tetor të vitit 2021 janë denoncuar në prokurori nga një linjë konkurrente pasi kanë dhunuar me shkop 10 persona staf të asaj linje më në krye Sokol Kryeziun.
Kanë qenë vëllezërit Nika të shoqëruar nga 28 shokë të tyre të cilët kanë qëlluar gati për vdekje Sokol Kryeziun (menaxheri i linjës) dhe 9 punonjësit e tij.
Ndërkohë bëhet me dije se çështja është mbyllur pasi dhunuesit kanë paguar një shumë të konsiderueshme parash prej 20 mijë euro që të dalin të pafajshëm.
Por, ‘të fortët’ e fisit Nika nuk i kanë kursyer kërcënimet as për stafin e redaksisë së Priza.al.
Pas publikimit të një lajmi me foto dhe dëshmi ekskluzive në lidhje me incidentin që i ndodhi shoferit Enver Dishani, i cili u dhunua prej një grupi “banditësh” më në krye Resmi Nikën, i cili, është një person në shërbim edhe të pronarit të kompanisë ‘Ferlut’, Ferdinand Ibrahimi, që në gjithë këto vite e ka mbajtur ndër të tjera edhe me dhunë kompaninë dhe linjën e Unazës.
Për këtë skandal që përfundoi me dhunë fizike dhe me dërgimin e shoferit Enver Dishani në spital, ku autor i rrahjes së tij ishte pikërisht Resmi Nika, “Priza.al” vuri në dijeni edhe Policinë e Tiranës, e cila deri në atë moment nuk ishte interesuar për këtë ngjarje.
Por, vetëm disa ditë pasi kemi shkruar një mal me skandale për linjat e transportit urban në Tiranë, të cilat janë zhytur jo vetëm në pisllëk dhe abuzime financiare por, edhe janë kthyer në “mejhane” gangsterësh, në redaksinë tonë kanë ardhur mesazhet e para kërcënuese dhe shantazhuese.
“Çuditërisht” kjo ndodhi pasi Ferdinant Ibrahimit, të “Ferlut”, i hoqën zyrtarisht monopolin e linjës së Unazës, në një kohë që ky person është strumbullari i rritjes së çmimit të biletave të urbanëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Menjëherë pas kësaj, redaksia jonë e “Priza.al”, është vënë nën breshërinë e sulmeve rrugaçërore dhe shantazheve të tipit mafioz.
Nuk mbaron me kaq, sulmet e njëpasnjëshme kanë vijuar kundrejt redaksisë tonë duke përmendur veç shantazheve për heqjen e shkrimeve dhe mos publikimin më të materialeve të tilla, edhe armët.
Resmi Nika me të vëllanë Mirin na kanë “bllokuar” telefonin e redaksisë me telefonata shantazhuese dhe kërcënuese pa fund.
Nika ka kërkuar ndër të tjera nga “Priza.al” që, të hiqen menjëherë dhe të fshihen nga të gjitha rrjetet sociale, të gjitha shkrimet e bëra për linjat e Unazës, për Ferdinand Ibrahimin dhe Fatos Vrapin, si dhe ato që treguan për skandalin e rrahjes së shoferit Enver Dishani.
“Hiqini ato që keni shkruar dhe mos bëni më gjera në emrin tim, se do ta keni punën keq pastaj…!!”, ishte një ndër “rekomandimet” që morëm prerazi nga Resmi Nika në numrin e redaksisë tonë.
Ndërkohë, në profilet tona të rrjeteve sociale, një grup personash anonim por që kanë si drejtues vëllanë e Resmi Nikës, Miri Nika, janë angazhuar që të mbushin me komente dhe mesazhe fyese dhe kërcënuese deri me cenim të jetës, për stafin e “Priza.al”, duke premtuar hakmarrje për atë që i kemi shkaktuar kompanisë së tyre.
Mesazhet e ardhura në të gjitha profilet tona sociale nga këta individë dhe miq të tyre, të porositur për të kërcënuar në të gjitha format, nisin që nga sharjet dhe fyerjet më ordinere dhe të denja për halabakërinë e rrugëve, deri tek shantazhet tipike mafioze, për cenim të jetës dhe misionit tonë si redaksi. Priza.al