Kënga “Picasso” nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Elgit Dodën, ka bërë jo pak bujë në rrjet, por siç duket historia nuk përfundon me kaq.
Kjo sepse një avokat në Korçë, i identifikuar si Esmerald Xhafa ka paralajmëruar se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e muzeut kombëtar të Artit Mesjetar dhe Drejtorin e Muzeut të Fotografisë, Gjon Mili.
Në një deklaratë dhënë për mediat avokati është shprehur se është duke pritur një përgjigje lidhur me dëmtimet që mund t’i jenë shkaktuar ikonave.
Sipas tij, ai se këngëtarët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi administrative sipas parashikimit të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzeut.