Vende të lira në KLP dhe KLGJ, ambasada e SHBA thirrje magjistratëve: Jepni kontributin për reformën në drejtësi

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë magjistratëve të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillit e Lartë të Prokurorisë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ndërsa i bën apel të gjithë të interesuarve që të mos e humbasin këtë mundësi për të dhënë kontributin e tyre në reformën e drejtësisë dhe të aplikojnë pasi afati i fundit është data 4 shtator 2023.

Njoftimi i ambasadës:

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.

▪️ Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023

? Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA

? Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *