Vendet e G7 mblidhen për të diskutuar afatin e evakuimit nga Afganistani

Mbretëria e Bashkuar mban sot një samit virtual të udhëheqësve të G-7 për të diskutuar përpjekjet e evakuimit në Afganistan. Vendet e G-7 janë SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Forcat e huaja ushtarake po përballen me një afat të afërt, 31 gushtin, për të nxjerrë të gjithë trupat nga vendi – përfshirë forcat e mbetura amerikane që aktualisht po kontrollojnë aeroportin e Kabulit.

Kjo datë ishte rënë dakord më parë në një marrëveshje me talebanët, para se grupi militant të merrte kontrollin pothuajse të plotë të vendit.

Tani, me një përpjekje të fortë evakuimi në vazhdim, SHBA -së po i bëhet presion nga aleatët që të vonojë tërheqjen e saj nga vendi. Presidenti amerikan Joe Biden do të vendosë në 24 orët e ardhshme nëse do të zgjasë qëndrimin e trupave, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Por talebanët e kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse forcat e huaja ushtarake mbeten në vend pas 31 gushtit.

G7 gjithashtu pritet të diskutojë çështjen vendimtare të njohjes së një qeverie talebane.

/Burimi Reuters/ përshtati Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *