Luftëtarët talebanë janë fotografuar duke tundur granata hedhëset, bazukat dhe kallashnikovët ndërsa argëtohen duke pedaluar në liqen.
Ata argëtohen ndërkohë që protestat zhvillohen në të gjithë Afganistanin për ndalimin që ata i kanë bërë kthimit të vajzave në shkollë. Imazhet tregojnë talebanët që hipin në varka me forma mjellmash në Parkun Kombëtar Band-e Amir, dikur një atraksion turistik për udhëtarët ndërkombëtarë dhe turistët vendas në Afganistan.
Punonjëseve femra në qeverinë e Kabulit u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Të shtunën talebanët përjashtuan vajzat nga kthimi në shkollën e mesme, por urdhëruan djemtë dhe mësuesit meshkuj të ktheheshin në klasë, duke thyer përsëri premtimin e tyre për të sjellë një sundim më liberal se sa paraardhësit e tyre të viteve 1990.
/Priza.al/