Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Adritan Shtuni shprehet se sulmi kibernetik i Iranit do të kthehet në një rrezik të madh për asetet njerëzore.
I ftuar në ‘Neës24’, Shtuni pohon se të dhënat e tjera të hakeruara do të publikohen herë pas herë, kjo si një mënyrë për të turpëruar shtetin.
Sakaq thekson se rreziku që ka kapluar vendin do të ndërlidhet dhe me aleancën e NATO-s.
“Rrezik jashtëzakonisht i madh sepse po flasim për asete njerëzore, o flasim se këto informacione do përdoren nga krimi i organizuar, nuk e di së çfarë tjetër do të hedhin, në varësi se çfarë kanë arritur të vjedhin, këta nuk e kanë bërë hedhjen e të gjithë informacionit në kohë, por në mënyrë graduale për të turpëruar shtetin. Është shumë e vështirë të përcaktosh ku përfundon rreziku, pa ditur ku kanë penetruar, mos prisni se do dalë dikush nga shteti për të treguar se deri ku kanë arritur se mbase nuk e dinë. Duket që është punë profesionistësh ndaj druhem se risiku është i dimensionit të investimit të tyre. Shqipëria është edhe një vend aleat i NATO, pra rreziku ndërlidhet dhe me aleancën”, tha ai.