Vendi i parë në BE që merr vendimin, ja cili shtet e vendos vaksinimin me detyrim

Parlamenti austriak ka miratuar futjen e vaksinës së detyrueshme kundër Covid-19 dhe është vendi i parë evropian që e bën këtë. Miratimi me shumicën e nevojshme të votave u bë pas disa orësh diskutimesh. Masa do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

Ligjvënësit votuan 137 pro dhe 33 kundër vendimit, i cili do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë 18 vjeç e lart.

Përjashtimet bëhen për gratë shtatzëna, personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen ose që janë shëruar nga COVID në gjashtë muajt e fundit. Zyrtarët thonë se ishte e nevojshme të ndodhte kjo sepse nivelet e vaksinimit mbeten shumë të ulëta në vendin e vogël alpin.

Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, duke folur në parlament sot pasdite, e quajti vendimin një “hap të madh dhe në luftën e Austrisë kundër pandemisë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *