Serie A po përgatitet për sezonin e ri futbollistik. Tashmë është bërë publik edhe numri i abonomive për secilin klub të kampionatit të elitës në Serie A, ku nuk mungojnë befasitë.
Interi qëndron në vendin e parë me 41 mijë abonime. Zikaltërit kanë bërë një merkato të kënaqshme, ccka ka bërë që tifozët të mos ngurojnë ta ndjekin nga afër skuadrën.
1 mijë abonime më pak ka Milan. Kuqezinjtë nuk kanë qenë shumë aktiv në dritaren e transferimeve, duke u mjaftuar me disa prurje jo të shtrenjta. Gjithsesi, tifozët do të jenë në mbështetje të kampionëve të Italisë.
Në pozitën e 3-të qëndron Roma me 36 mijë abonime. Fitimi i Conference League ka sjellur entuziazmin në kampin kryeqytetas dhe kjo duket qartë edhe nga shifrat.