Nga kjo fundjavë, Kina nuk do të jetë më vendi më i populluar i botës. Sipas përllogaritjeve të Kombeve të Bashkuara, India do të marrë kurorën e vendit me numrin më të lartë të popullsisë në botë, duke kapërcyer Kinën me një popullsi prej 1 miliardë e 425 milionë banorë.
Popullsia e Indisë pritet të jetë zyrtarisht më shumë se 1 miliardë e 428 milionë nga kjo fundjavë. Kjo shifër thyen kryesimin për më shumë se gjysmë shekulli, në renditjen e shteteve të botës për nga numri i popullsisë.
Ndikim në frenimin e rritjes së popullsisë kineze pati politika e vetëm një pasardhësi për çiftet në Kinë, që hyri në fuqi në ’80 dhe qëndroi për gati 4 dekada. Në Indi, lindshmëria ka rënë në mesatarisht 2 fëmijë për çift. Në vitet ’90 kjo mesatare ishte më shumë se 3.