“Vendi në duart e 5 njerëzve”, Salianji akuza qeverisë: Po e çoni Portin e Durrësit tek oligarkët!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se po u vjedh detin qytetarëve të Durrësit përmes projektit të portit turistik.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Salianji deklaroi se përmes këtij projekti, qeveritarët do të pastrojnë paratë e krimit duke shtuar se qeveria e ka dhënë të gjithë vendin në duart e pesë njerëzve. Duke u ndalur tek projektet e infrastrukturës, Salianji akuzoi qeverinë se e ka bërë rrugë të vjedhë me rrugët.

“PS të vetmen rrugë që ju la e gatshme Qukës-Qafë Plloç, sërish thonë që do përfundojë vitin tjetër. Kjo qeveri e ka bërë rrugë që të vjedhë me rrugët. Miliona lekë dhe euro që po kthehen në një hajdutëri brutale.

Sot jashtë, shikoni se si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për projektin që prek zonën e tyre. Nga Thumana në Kashar, 1.3 mld euro. Shihni Lekaj-Fier, jepni 350 mln euro për një rrugë fushore. Do t’i zhvasni qytetarëve shqiptarë për t’ia dhënë oligarkëve. Shikoni dhe rrugën e Arbrit, jepni 20 mln euro të tjera për skarpatet. Të gjitha këto nuk janë rastësi që bëhen përpara zgjedhjeve lokale. Nuk është rastësi që i përqëndroni në 5 njerëz.

Shihni ja merrni një pasuri publike qytetarqëve shqiptarë dhe ja jepni një kompanie për ndërtim. Ja vodhët edhe detin për të pastruar paratë tuaja në këtë projekt. Në projektin tjetër, fitoni me portin dhe padiskutim e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano. Do jua përmend qindarkë më qindarkë. Këto janë operacione tipike mafioze. I shpërndani këto projekte në 5 duarsh oligarkësh. Në çdo hapësirë, media parlament mendoni se është armik. Mendoni se keni kapur qiellin me dorë. E keni kthyer Shqipërinë në pronën e 5 njerëzve, me emër do i them herës tjetër”, tha Salianji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *