Pas ngjarjes së Shkodrës ku ekzekutua me armë zjarri 58-vjeçari Ismet Çekorja, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër.
Një 46-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia në njoftimin e saj, thekson se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga ana e saj, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.