Kreu i PD, Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, deklaroi se vendi ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe se po zien nga revolta e qytetarëve.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama po i vret ëndrrat e të rinjve dhe çdo qytetari, pasi këta të fundit nuk po munden ta përballojnë dot jetesën.
“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, bizneseve të vogla të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për shkak të lukonisë që është derdhur mbi ta. Çmimet e larta, po zien tek çdo i ri që sheh tek Rama një shpresëvrasës, po zien tek çdo pensionist që po qan me lotët e ftohta të zemërimit që nuk blen dot ilaçet me pagesën e pensioneve. Punonjësit nuk përballojnë dot as gjysmë e muajit. Mijëra ushtarakë dhe policë kanë dhënë dorëheqjen. Realiteti po fshihet, gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen. Gjendja është alarmante, siguria në këtë vend është ulur. Uria, dhuna, skamia po detyrojnë shqiptarët që të braktisin vendin e tyre. Vetëm protestat e fuqishme të këtij njeriu që urën të rinjtë është zgjidhja më emergjente. Rama ka humbur çdo lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend”, tha ai.