Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Dita e sotme do të arrijë temperatura të larta të cilat do të kapin dhe 40 gradë celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
/Priza.al/