Vendi u bë ‘rrumpallë’ nga Kampionati Europian, por tani Britania ‘gjunjëzohet’ nga varianti Delta

Pas përfundimit të sfidës në ‘Wembley’, Britania po përballet me numër të lartë infektimesh të variantit Delta. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë regjistruar 36,660 infeksione të reja dhe 50 vdekje për shkak të Covid-19.

Dje, rastet ishin 34,471 dhe vdekjet ishin gjashtë, ndërsa të martën e kaluar rastet ishin 28,773 dhe numri i vdekjeve ishte 37.

Kjo është dita e shtatë radhazi që infeksionet tejkalojnë 30 mijë në ditë ndërsa shifra e 50 viktimave të shënuara sot është numri më i lartë që nga 9 Prilli.
54296 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid të hënën, duke e çuar në totalin numrin e personave që u është injektuar doza në 45,978,017.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *