Vendim i papritur, lojtari i Milanit mbetet jashtë listës për Botërorin e Katarit

Ante Rebiç nuk do të luajë në Botërorin e Katarit. Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka publikuar listën paraprake prej 34 lojtarësh për kompeticionin madhor dhe nuk rezulton emri i futbollistit të Milanit.

Kujtojmë që ky është një vendim i papritur, pasi Rebiç ka qenë pjesë e Kombëtares në skuadrën e Kupës së Botës 2018, periudhë në të cilën ajo përfaqësuese bëri aq mirë sa shkoi deri në finale.

Daliç ka grumbulluar për Botërorin e Katarit 5 lojtarë nga Serie A: Marin Pongracic (Lecce), Martin Erlic (Sassuolo), Marcelo Brozovic (Inter), Nikola Vlasic (Torino) dhe Mario Pasalic (Atalanta).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *