Vendimet e qeverisë/ Berisha krahason Ramën me Kurtin: Kosova miliona për qytetarët, ky për inceneratorët!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me krizën ekonomike ku e ka krahasuar me vendimet që merr qeveria jonë.

Berisha shkruan se Kosova ofron ndihmë shtesë për qytetarët ndërsa kryeministri Edi Rama rrit çmimin e ushqimeve, ku thekson se ky i fundit po i grabit xhepin e shqiptarëve.

Sakaq shton se Rama po rikthen bastet sportive për të lumturuar klanin e tij familjar.

Sipas tij, Rama ndryshe nga Kurti paratë e shqiptarëve po ua jep inceneratorëve dhe klientëve të tij të koncesioneve.

Postimi i plotë:

Kjo është ndihmë e vërtetë! Kosova për rritjen e çmimeve jep: 100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist, 100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 100 euro shtesë në muaj për studentët, rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe 50 euro në muaj për nëpunësit e administratës publike. Kurse Edi Rama për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep qindra milionë euro që u grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP. 4 milion € për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij. Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion. Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar. Këto janë 2 filozofi, e para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *