Vendimet e qeverisë/ Manasterliu: Mbështesim nënat e papuna lidhur me kontributet shoqërore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka prezantuar këtë të mërkurë vendimet e qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Manasterliu tha se qeveria ka vendosur që të mbështesë nënat me më shumë se tre fëmijë dhe që janë të papuna.

Ajo theksoi se mbështetja konsiston në njohjen e 5 viteve të përkujdesjes së fëmijës, duke i cilësuar si vite punë. Pra shteti do mbulojë kontributet shoqërore.

“Kemi miratuar shumë akte të rëndësishme në lidhje me shëndetësinë. Duke pasur në vëmendje mbështetjen për nënat me shumë fëmijë dhe janë të papuna ne kemi miratuar një shtetës, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor dhe shoqëror. Mbështesim gratë me më shumë se tre fëmijë, pasi ato kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Do të kemi një kategorizim. Kjo politikë lidhet me njohjen e punës deri në 5 vitet e rritjes së fëmijës. Do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Mbështesim kontributet. Do prezantojmë skemën duke i njohur vitet e përkujdesjes si ato të punës”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *