Vendimet e qeverisë/ Peleshi: Presim miratimin e marrëveshjes për emergjencat civile, kemi menaxhuar 300 vatra zjarri

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka njoftuar këtë të premte vendimet e qeverisë.

Peleshi tha se është dërguar një aplikim për të nënshkruar një marrëveshje në lidhje me emergjencat civile, mes qeverisë së shqiptare dhe mekanizmit evropian

Sakaq shtoi se situata e zjarreve në vend shihet e qëndrueshme, ku deri më tani janë menaxhuar 300 vatra.

“Miratimin e marrëveshjes për emergjencat civile. Kemi dërguar aplikimin dhe presim miratimin. Anëtarësimi në këtë mekanizëm na jep më shumë autoritet në raste emergjence. Jemi në sezonin e zjarreve si pasojë e temperaturave të larta, kemi menaxhuar 300 vatra zjarri. Nuk ka dëme në njerëz as banesa.

Kur do kemi një pasqyrim të plotë mbi sulmin kibernetik?

Sulmi nuk ka arritur të depërtojë në sistemin tonë të mbrojtjes dhe asnjë prej websitet nuk ka ndaluar së punuari. Është në proces dhe ndodh kudo. Mbrojtja kibernetike sjell kërcënim për çdo vend, si dhe ka ndryshuar rendin. Ka diskutime të thella për të ndërtuar mure më të forta mbi sulmet.

Kush i thirri punonjësit e administratës në ceremoninë  e 100-vjetorit?

Nuk ka asnjë mëkat. Ishte një përvjetor për partneritetin ku bëjën pjesë të gjithë shqiptarët. Një festë ku gëzonte çdo shqiptar. Administrata publike pak më tepër, pasi duhet t’i shtrohet punës për të nxjerrë nga duar punën për të përshpejtuar negociatat”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *