Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë ligjin e ri për Noterinë, i cili përcakton qartë kriteret për futjen ën profesionit të noterit. Ministri i Drejtësisë deklaroi se këtij ligji do ti nënshtrohen edhe noterët që ushtrojnë aktualisht shërbimin noterial.
“Sapo kaluam në qeveri disa shtesa dhe ndryshime ligjin për noterinë. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe besueshmërinë e publikut te ky shërbim.
Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakteve të papërshtatshme me krimin e organizuar ose me persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.
Ndryshimet sot vijnë si përmbushje e të dhëna nga partnerët tanë. Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e Noterisë s’do të jenë as ata noterë që janë në profesion, që janë në listën e personave që ushtrojnë kundër ligjit. Projektligji i ri përcakton të njëjtën procedurë dhe të njëjtën kritere për heqje licencë të njëjtat si për prokurorë dhe gjyqtarë.
Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të të reja, por as më shumë dhe as më pak është proces vettingu për noterët që janë në shërbim aktualisht, ata që janë në lidhje me persona të inkriminuar apo që janë pjesë e listës së shpallur si të inkriminuar.
Ligji për noterinë ka përcaktuar dhe mekanizmat e shërbimit, përmes inspektimeve të planifikuara. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë. S’ka mbivendosje me bashkëqeverisjen, por do të jetë një nga burimet për strukturën antikorrupsion”.
Protokoll i Përbashkët 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Turqisë për Spitalin Memorial
Qeveria shqiptare ka miratuar sot Protokollin e Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3 vjeçar, gjatë fazës kalimtare për administrimin e Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në vendin tonë.
“Ky akt, i cili ne kemi miratuar sot i hap rrugën një bashkëveprimi 3-vjeçar me stafet e përbashkëta, të cilat tashmë kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të Spitalit Memorial në Fier.
Është një spital, i cili, ashtu sikurse dhe parashikohet në një periudhë 3-vjeçare, do të administrohet nga ta dy palët dhe sigurisht do të përfitojnë direkt qytetarët shqiptarë nëpërmjet shërbimeve shumë cilësore por do të përfitojë dhe sistemi shëndetësor; pasi do të krijohet dhe po krijohet një model i autonomisë spitalore, i cili do të replikohet edhe në spitale të tjera”,- bëri me dije Manastirliu.
Mbrojtja e faunës, përgjegjësi e pushtetit lokal
Nga sot edhe pushteti lokal do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e faunës, i cili ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe ti mbrojë ato.
‘Ka habitate të faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura. Ne sot përcaktojmë kritere të qarta për mënyrën si përkufizohen ekosistemet përfshijnë në këtë vendim edhe bashkitë që nuk mund të jenë pasive që kjo çështje i kalon vetëm ministrisë së mjedisit. Sot ne me VKM përcaktuam kriteret e përcaktimit të faunës së egër dhe bashkitë kanë detyrën parësore të identifikimit të tyre.
Sapo jemi kthyer nga samiti botëror për klimën, ku patëm një zë të rëndësishëm në emër të një kategorie vendesh që nuk janë fare ndotës në nivel global, por janë viktima të ndryshimeve klimaterike. Ne morëm angazhimin që të reduktojmë emetimin e CO2 duke u radhitur kështu krahas vendeve të tjera, edhe nga BE”,- tha ministrja e Turizmit.
/Priza.al/