Komisionet parlamentare nisën diskutimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për tu dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të dënuar nga drejtësia angleze në vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare.
Gjithçka mbetet në dëshirën e tyre nëse do të duan të kthehen në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Statistikat tregojnë se në burgjet angleze janë 1500 shqiptarë kryesisht të dënuar për trafik droge dhe ngritjen e shtëpive të barit ku kultivohet kanabis.
Sipas ministrisë së drejtësisë angleze nga Janari deri në 20 Nëntor 2021 janë 138 shqiptarë të dënuar për ngritjen e shtëpive të barit.
Në komisionin e sigurisë kombëtare deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi sqarime dhe ngriti dyshime se kjo marrëveshje lejon edhe ripranimin e emigratëve të paligjshëm shtetas jo shqiptarë. Ky pretendim i zotit Alibeaj u hodh poshtë nga zëvendës ministri punëve të brendshme Andi Mahila.
/Burimi: TCH/