Duket se tradhtia ndaj Shakirës do i peshojë shumë futbollistit Gerard Pique. Lojtari i Barcelonës thuhet se do të shpallet një person i padëshiruar, ‘non-grata’ në Kolumbi, vendin e origjinës së këngëtares.
Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.
Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes