Gjykatën e Posaçme të Apelit ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor, teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor, ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci, të akuzuar për abuzim me tenderat.
Për këtë të fundit, Julian Tapian dhe Ervin Murajn, Apeli i Posaçëm caktoi “arrest me burg”, të njëjtën masë edhe për Alban Malavecin, i cili është në kërkim. Gëllci akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Tenderi i zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”, me vlerë 86.908 550, 00 lekë.
Hetimi i SPAK
Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit “TVSH AGRO”. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se “TVSH Agro” të fillonte transmetimi, ndërsa për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 “TVSH Agro”, ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani “EURO contact” dhe “TBS 96”. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.
Gëllçi dhe vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.
/Priza.al/