Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit Ledio Nuraj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistrimin e kërkesës për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë pasi do rikursohet. Nuraj tha se janë ende në fuqi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Pjesë nga fjala e Nuraj: “Kemi një kërkesë nga Partia Demokratike Shqipërisë nga kryetari i saj Sali Berisha. I nderuar si kryetar ne kemi depozituar para jush kërkesën dhe bashkëlidhur kemi depozituar të gjithë dokumentacionin. Regjistrimet e fundit Të regjistrueshme aktualisht janë vendimet e Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut 2021 dhe organet drejtuese të këtij organi, përveç kryetarit. Zgjedhja e të cilit është ankimuar nga kandidatja rivale. Pra, kryetari ka mbetur i paregjistrueshëm. Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar kërkesën për ndryshimet statutore sipas vendimeve të Kuvendit të PD, i mbajtur më 11 dhjetor 2021, Kuvend i cili është thirrur në bazë të statutit të Partisë Demokratike.
Në vendimin e 25 marsit 2022 Gjykata e Tiranës ka vendosur miratimin e kësaj kërkesë dhe depozitimin dhe regjistrimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit në regjistrin e partive politike. Vendimet të cilat unë i citoj ju i keni bashkëlidhur. Ndaj këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit3.3 2023 ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim, pa i hyrë çështjes në themel dhe thotë që lejohet rekurs. Në këtë kuptim vendimi i shkallës së parë është një vendim që nuk është prishur. Në funksion të regjistrimit si subjekt zgjedhor PD ka detyrimin politik, publik dhe ligjor të paraqesë kërkesën përkatëse. Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit dhe vendimet e tij dhe organet e tij janë të regjistrueshme. Janë ende në fuqi dhe janë të regjistrueshme që duhet të merren parasysh nga KQZ. Vendimi i Gjykatës së Apelit në këtë rast nuk është i formës së prerë.
Askush nuk e disponon deri tani vendimin e Apelit kështu që kemi vendim të ndërmjetëm jo të formës së prerë që ezauron plotësisht në lidhje me regjistrimet në regjistrin e partive politike. Vendimi i shkallës së parë që ne disponojmë është mëse i plotësuar. Në kërkesën për regjistrim si subjekt politik është në fuqi. Basha rezulton kryetar i PD por në fakt s’është kryetar i PD se ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike. Kërkesa për regjistrim i PD në zgjedhje janë akte ekskluzive që i takojnë kryetarit të partisë dhe s’mund të delegohen nga askush tjetër. Ne i kemi kërkesat dhe dokumentacionin.
Përsa thashë dhe të gjithë dokumentacionin që kemi depozituar, si në këndvështrimin tonë dhe atë ligjor si dhe atë të KQZ që ka regjistruar forca politike si subjekte zgjedhore vec me vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, kërkojmë të regjistrohemi për zgjedhjet vendore 2023 dhe të mos rrezikojmë që të mos mbetet pa u regjistruar partia më e madhe opozitare. Nisur nga dokumentacioni që dispononi, kërkojmë regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit në përputhje me parashikimit e nenit 64 të Kodit Zgjedhor.
Kolegu i Nurajt u shpreh: “Nuk është fleta e partive politike që e bën dikë kryetar por është anëtarësia. Këtu kemi 2 dosje për të shqyrtuar, ne gjykojmë se dosja jonë është e plotë. Nuk mundet që të regjistrohet ish kryetari vetëm se ka emrin aty. Berisha i ka të gjitha tagrat ligjore për tu regjistruar në zgjedhje. KQZ i ka të gjitha mjetet për të vendosur mbi të drejtën.”